MekuliPress ju sjellë fjalimin nazist të poetit serb, mbajtur më 27 qershor të këtij viti në Graçanicë, Kosovë:
“Në një moment historik, kur kral Petri, më 1913, në Deçan, e ndezi atë qiriun e madh të dylltë, të cilin, siç na mëson kujtimorja, mbretëresha Milica e la për t’iu dhuruar atij që do të hakmerret për Kosovën, serbët naivisht besuan se robërisë shekullore i erdhi fundi, se u plotësua fati i ynë dhe se rilindi mbretëria e car Dushanit. Të verbuar nga shkëlqimi i armëve tona, ata nuk kuptuan se shqiptarët e islamizuar, të rehatuar në trojet serbe, janë turq më të tmerrshëm se turqit. Duke mos pasur në çka të mbështeten, ata nuk u zhvilluan lartësueshëm, por u zgjeruan rrafshueshëm, të bindur se zgjerimi i tillë, i bërë me bindjen se të kujt janë dhentë e tij është edhe bjeshka, u jep të drejtë që të përvetësojnë tokat tona. Harruan mendjelehtë se ky “ligj natyror” nuk zbatohet në shoqërinë e qytetëruar.
Kështu një popull pakëz i njohur, pjesëtarët e të cilit kishin bisht maceje ose qeni, dhie ose kali, dhe s’e dallonin sheqerin prej borës, siç i përshkruanin dikur hulumtuesit dhe shkencëtarët gjermanë, mbasi u dëbuan turqit, “doli prej pyllit” dhe u paraqit në skenën politike botërore. Dhe, fuqitë e mëdha evropiane, duke pasur parasysh punët dhe interesat e veta, këtij populli “bishtak” i ndihmuan që të krijojë shtetin e vet.
Por, shqiptarët nuk ishin të kënaqur me këtë shtet, prandaj edhe nuk hoqën dorë prej programit kombëtar, prej projektit të quajtur “Shqipëria e Madhe”, që përfshin edhe një pjesë të madhe të hapësirës etnike serbe -gjithë vatrën tonë kosovare.
Në këtë mënyrë ky rrëfim i njohur historik u dramatizua. Dhe u ndez zjarri mes dy popujve, zjarr që, kur më i vogël e kur më i madh, po qitte flakë përgjatë një shekulli…
Para dy dhjetëvjetëshave ky zjarr mori flakë aq të madhe saqë ne u rrezikuam të digjemi në të.
Gjysma e botës iu turr Serbisë dhe në tokën tonë të shenjtë me luftë u krijua edhe një gjysmështet shqiptar..
Të bijtë e atyre shqiptarëve të vjetër, që s’kanë ardhur prej pyllit ballkanik, por prej parapyllit evropian, nuk janë të pajisur ndoshta me bisht shtaze, por me disa veçanti shtazarake…
Këta djegin e rrënojnë kisha e manastire, gropojnë zemra e u nxjerrin sy njerëzve të gjallë. Këta jo njerëz, kufomavjedhës, i prishin varret dhe vatrat tona, i asgjësojnë rrënjët tona me qëllim që të shuajnë dhe kujtesën tonë. Këtë strategji kombëtare raciste, shqiptarët, me pajtimin e mentorëve të tyre, pa kurrfarë pengesash po e realizojnë para syve të krejt botës.
Parashteti s’do të bëhet shtet. Serbia mund të jetë e shkelur, por kurrë e mundur, thotë (thoshte) Gavrillo Principi…
Mua më lartëson Kryqi i artë i knjazit të lavdishëm, që ma dhuruat, kurse ju po përkuleni nën Kryqin e rëndë të Shpëtimtarit, në të cilin dushmanët duan t’u shqyejnë. Ju jeni vëllezërit e betimit, në ju qëndron mbretëria. Le t’ju ndihmojë i Madhi Zot!” /MekuliPress











Kur majmuni akuzon nje popull te civilizuuar qe ne antikitet servilet seerbet nuk kishin zbrituur akoma prej pemve qe kacavireshin ,i pritem i civilizuam i kthyem ne njez kur bota skishte arritur akoma at civilizim mbreterit e pare ne iliri egziztoni perveq mbreterve ne ne krye te vendit kishim mbretershen Teut sllavet neper pem kacavireshin si majmun .te pa beset i yshqem usham vende nga tonat i ncorrem nga shpellat u dham keshtjella rrashken por barbari barbar mbetet i pabesi pa bes eshte .ku e gjeten vendin ardhacaket kush ua dha per kto le te flasin historianet europian jo ato qe nuk din se qfar jan
Ketij TE ASHTEQUAJTURI POET ESHTE MEKAT TI PERGJIGJESH SEPSE KY AKUZON NJE POPULL TE LASHTE KUR VET NUK DIN NGA QFAR LLOJ KAFSHE KA PREJARDHJEN NDOSHTA NGA DERRAT E EGER TE DAL NGA SHPELLAT POR NU DIM KUSH KA ARDHUR NE KTO TROJE QFAR ESHTE FOLUR NGA SHTRIHEJ ILIRIA KU PELLAZGIA LE TE MMESOJN SE NDOSHTA AKOMA JETOJN NE TROJET TONA MENDOJNE SI SI PARAHISTORI NDOSHTA AKOMA NUK KAN KALUAR ATE FAZE PREHISTORIKE U TURREN NE ILIRI NE EMONA NE DALMACIN ILIRE NE DOKLEATEN DESIDIATEN POR NUK E KUPTUAN SE NUK I LISH ME KETO TROJE ASGJE AS E KALUARA AS E TASHMJA DHE AS E ARDHMJA JAN TE VETEM PA FQINJESI LE TE KTHEHEN NGA KAN ARDHUR PERTEJ KARPATEVE TE GJEJNE GENIN E TYRE VELLEZERIT E TYRE