Flet Bamir Topi: Basha nuk do të kishte jetë në PD pa Sali Berishën

Ish-Presidenti Bamir Topi ka qenë i ftuar në emisionin “Aktualitet”, ku ka folur për situatën politike në vendin tonë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

I pyetur a i intereson Ramës që Basha të vazhdojë të jetë kreu i PD-së, Bamir Topi tha se absolutisht që po, duke shpjeguar dhe arsyen.

Sipas Topit, Lulzim Basha nuk do të kishte jetë në Partinë Demokratike nëse nuk do të kishte lidhjen me ish-kryeministrin Berisha. Ai thotë se duke mbajtur në krye të PD-së Bashën, në këtë mënyrë Rama mban dhe Berishën, për ta përdorur si një krahasim për t’i thënë popullit “shikoni ccfarë ju pret”.

Më tej ish-Presidenti foli dhe për situatën para zgjedhjeve, duke thënë se Basha nuk dukej si një lider opozite që kërkonte rotacion, por kishte marrë rolin e një kryeministri, gjë sipas tij ishte strategji e gabuar.

Një tjetër temë e prekur nga Bamir Topi ishte dhe marrëveshja e 2008 mes Ramës dhe Berishës, që ka sjellë sipas tij një dypolarizim në Shqipëri, pra kemi vetëm dy partitë e mëdha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu