Kosova numëron një numër të madh dizajnerësh të cilët kanë arritur që punën e tyre ta paraqesin edhe jashtë vendit, shkruan GazetaBlic. Por, pavarësisht arritjeve të tyre, jo të gjithë ndahen të kënaqur me stilin apo edhe çmimin që ata i shesin produktet e tyre. Fundja gjithçka është çështje shijesh, por nuk duhet lënë anash edhe çmimet stratosferike që kanë disa prej produkteve të tyre, qoftë edhe për veshjet më të thjeshta.
E kjo ka bërë që njerëzit të cilët jetojnë në Kosovë, duke mos i anashkaluar edhe fytyrat e njohura publike, ta gjejnë veten të dizajnerë tjerë dhe jo ata kosovarë.
Shembull e kemi bashkëshorten e nipit të presidentit Hashim Thaçi, e cila ia ka besuar punën një dizajneri serb për vellon e dasmës së saj.
Nipi i presidentit, Kushtrimi nuk ka shumë ditë që kurorëzoj dashurinë me gruan e tij, Edona Ahmetin me ç’rast organizuan një dasmë madhështore në një nga hotelet në Prishtinë, me shumë të ftuar.
Pak ditë pas dasmës, GazetaBlic ka kontaktuar Edonën, dhe e ka pyetur atë në lidhje me fustanin e saj, se ku e ka dizajnuar dhe se çfarë kosto ka pasur.
Edona, tregoi se fustanin e ka qepur tek një dizajner serb pasi që ka vite që e përcjellë punën e tij në rrjetet sociale.
‘Mihailo është një dizajner serb, me famë botërore! E përcjelli prej 2013 në Instagram dhe ka qenë ëndrra ime, kur të martohem vellon me punu te ky, për shkak se jam përshtat fiks në stilin e tij meqenëse e kam pas shumë problem me dal prej vetes”, tha ajo.










