Flet plaku që u përplas me Haradinajn: I kërkova hallallin por nuk me dha përgjigje (VIDEO)

Ndonëse mori një përgjigje të ftohtë nga Kryeministri në Dorëheqje, Ramush Haradinaj, qytetari nga Mitrovica, Bahtir Istefi, thotë se ende qëndron prapa kritikave që ia bëri atij, shkruan Gazeta Metro.

Madje, sipas tij ai thotë se Haradinaj duhet të mendohet dy herë për fjalët që tha.

“Ai duhet me e qit gishtin në kokë, me thanë cka bana me një minator 73 vjet”, thotë ai.

Pensionisti i ka kërkuar edhe hallallin në fund Haradinajt.

“I thash në fund mos mu hidhëro, nuk tha asgjë, dorën ma dha u kryem”, tha ai.

Sidoqoftë, Bahtir Istrefi thotë se ende qëndron prapa fjalëve që i tha./gazetametro.net

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu