Melisa Zekaj, vajza e Valdet Zekajt, i cili u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata e Shkupit për pjesëmarrjen në ngjarjet e majit 2015 në Kumanovë ka deklaruar se kjo është padrejtësia e rradhës që po u bëhet shqiptarëve.
“Jemi shumë të shqetësuar me këtë padrejtësi që edhe njëherë iu bë shqiptarëve.
Kemi pritur që kanë me marrë një hap të rëndësishëm si Qeveria maqedonase si dhe ato shqiptare, në Kosovë dhe Shqipëri”, -tha Melisa.
Melisa Zekaj kritikoi dy qeveritë e Kosovës, atë të kaluarën dhe këtë aktualen, të cilat sipas saj nuk kanë bërë asgjë për djemtë e Kosovës të burgosur në Maqedoni.
“Bile kjo e fundit kemi pritur shumë më shumë, se e dimë që është krahu i luftës, edhe e dimë kush i ka çuar në atë pozitë ku janë.
Qytetarët i kanë votuar ata me shpresën që kanë me bërë diçka për luftëtarët, për të gjithë ata që kanë luftuar për këtë vend dhe idealin, por në fakt kryeministri u pa që nuk dha asnjë deklaratë për Rastin e Kumanovës”, tha Melisa Zekaj. /albeu










