Florian Marku tregon datën e duelit në stadiumin “Air Albania”: Ju premtoj se do jap shpirtin

Florian Marku tregon datën se kur do të ndeshet këtë verë në stadiumin “Air Albania”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, boksieri i njohur shqiptar thotë se 25 gushti është data e duelit të radhës:

“Po kthehem për të gjithë ju, në mes të Tiranës. Në datën 25 gusht ju pres të gjithëve në Air Albania. Faleminderit @boxxer dhe @skysportsboxing për besimin dhe mbështetjen. Kundështari dhe info rreth biletave do dalin këtë javë. Ju premtoj që do jap shpirtin për t’ju bërë krenar akoma dhe më shumë duke u ngritur në majat e botës.”, ka shkruar Marku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu