Florian Marku tregon se ëndrra e tij po bëhet realitet për të zhvilluar një meç në mes të Tiranës

Florian Marku do ta bëj ëndrrën e tij realitet për të zhvilluar një meç në vendlindjen e tij në Shqipëri. Boksieri shqiptar gjithmonë kishte deklaruar se ëndërron të boksoj para publikut shqiptar dhe si duket një gjë e tillë është arritur.

Disa ditë më parë ishte vetë kampioni shqiptar që postoi një video të stadiumit kombëtar ‘Air Albania’, duke paralajmëruar se pikërisht aty do të jetë beteja e radhës.

Ndërkohë në një postim të vonshëm mbrëmë, Marku ka treguar se gjatë javës së ardhshme do të shpalos detaje për meçin e radhës i cili do të zhvillohet në mes të Tiranës.

“Javën tjetër do ju tregoj për ndeshjen e radhës në mes të Tiranës. Mezi e kam pritur një ndeshje pas kaq vitesh para publikut tim shqiptar”, ka shkruar Marku në faqen e tij zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’.

Dueli i fundit i Markut ishte ndaj Chris Jenkins të cilin e mposhti me nokaut, derisa boksieri shqiptar gjithmonë ka shprehur dëshirën e tij për tu përballur me Amir Khan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu