Fluturonte gjithmonë me helikopter, kjo është arsyeja prekëse pse Bryant e bënte këtë veprim

Mëngjesi i së dielës ishte tragjik për yllin e NBA-së dhe vajzës së tij 13 vjecare. Kushtet e rënda atmosferike janë shkaqet e aksidentit ajror që shkaktoi 9 viktima mes tyre dhe Bryant.

Piloti i helikopterit të Kobe kishte marrë një leje speciale për të fluturuar edhe kur kishte mjegull të dendur. Të dhënat tregojnë se piloti Ara Zobayan, kishte kërkuar të fluturonte duke u bazuar më shumë te shikimi me sy sesa të instrumentet e mjetit. Të fluturosh në të tilla kushte është e rrezikshme dhe çorientuese.

Burimet policore thanë se helikopteri u ngrit në ajër në kohën kur flota e policisë ishte e ulur për shkak të kushteve të motit. Mësohet se Kobe Bryant po shkonte në një ndeshje basketbolli të vajzës së tij, Gianna, te cila humbi jetën bashkë me të dhe shtatë persona të tjerë.

Por një intervistë e publikuar sërish hedh dritë mbi arsyen se përse Bryant fluturonte me helikopter. Basketbollisti legjendar tha se nuk fluturonte për shkak se është i famshëm, por sepse është baba.

I gjithë qëllimi i tij ishte që të fitonte sa më shumë minuta që të ishte më pranë familjes dhe fëmijëve. Në intervistë, ai shpjegonte se trafiku nga vendi i stërvitjes drejt shtëpisë po bëhej gjithmonë e më i tmerrshëm.

“Shpesh nuk isha i pranishëm në festat apo ngjarjet e vajzave në shkollë për shkak të trafikut. Po më bëhej problem. Duhej që të gjeja një zgjidhje, edhe të stërvitesha, por edhe të mos kompromentoja kohën që duhet të kaloja me familjen” tha ai. Kurse me helikopter, gjithçka zgjaste 15 minuta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu