Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu ka folur me emra në lidhje me politikanët shqiptarë të korruptuar të cilët nuk janë më në Kuvend.
Ambasadori ka folur me emra, duke përmendur Arben Ndokën, Elvis Rroshin, si dhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri të cilin e ftoi të përballet me drejtësinë.
“Gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndoka, Elvis Rroshin, Mark Frokun, Aqif Rakipin, Koço Kokëdhimën e Saimir Tahirin.
Këta politikanë nuk janë më në Kuvend apo në bashki”- deklaroi Donald Lu. /albeu.com/










