Fondacioni turk pranë Erdoganit blen zyrtarisht Universitetin e njohur shqiptar

Fondacioni turk Maarif ka blerë zyrtarisht sot pasdite Universitetin New York Tirana dhe institucionet arsimore të lidhura me të, raporton agjencia e lajmeve Anadolu Agency (AA).

Universiteti New York Tirana, i cili u themelua si universiteti i parë privat në Shqipëri në vitin 2002, më pas filloi aktivitet arsimore edhe në nivelet e kopshtit të fëmijëve, shkollës fillore dhe të mesme.

Sot këto institucione arsimore kanë mbi një mijë nxënës prej të cilët 750 studentë, 180 në shkollë të mesme dhe 90 nga kopshti i fëmijëve e deri në klasën e 9-të, ndërsa kanë bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të New York-ut, që mundësojnë diploma të dyfishta.

Universitet përbëhet nga 3 fakultete, 9 drejtime, 35 programe dhe 3 qendra hulumtimesh, si dhe ofron arsim në drejtime të ndryshme.

Në një sipërfaqe prej 8 mijë metra katror, gjenden hapësira sportive të mbyllura dhe të hapura, gjithashtu edhe hapësira ku mund të bëhen aktivitetet socio-kulturore.

Pas fondacion Maarif përflitet se qëndrojnë njerëz të afërt të Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu