Flet eksperti gjerman i CDU, Martin Henze, Shqipëria është në një katastrofë absolute. Zgjedhjet u manipuluan nga shitblerja e votës, përdorimi i të dhënave personale nga patronazhistët e Rilindjes, nxjerja e fletë-votimeve si të pavlefshme dhe keqpërdorimi 1 javë para zgjedhjeve i 40 mln euro të dhëna nga BE për tërmetin dhe Covid. I mahnitshëm ishte angazhimi i Presidentit të Republikës, i cili ishte në lartësinë e detyrës ashtu siç përcaktohet edhe në betimin e Tij për mbrojtjen e votës dhe ndërgjësimin e publikut.
Shqipëria është në një katastrofë absolute
Zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë të manipuluara, mendon eksperti gjerman për çështjet ekonomike dhe sociale, Martin Henze. Në një intervistë, Z. Henze është i mendimit se opozita duhet të përgatisë faktet në mënyrë që të kontestojë këto zgjedhje, por nga ana tjetër, duhet të ketë edhe një bashkëpunim me faktorin opozitar. Në lidhje me situatën në Shqipëri, Z. Henze thekson se ajo është katastrofale, me një ekonomi në ngecje dhe rritje të veprimtarisë së krimit.
Zoti Henze, cili është mendimi juaj për zgjedhjet e 25 prillit?
“Ajo që më shqetëson janë raportet e blerjes së votës, detyrimi i zgjedhjeve, keqpërdorimi i fondeve shtetërore në fushatën zgjedhore, si dhe incidentet serioze që kemi parë në javën para zgjedhjeve. Fakti që gati 40 milionë euro u shpërndanë nga qeveria autoriteteve locale, katër javë para zgjedhjeve është gjithashtu problematik, veçanërisht kur përfshihen fondet e BE-së. Fondet e BE-së duhet të deklarohen si fonde të BE-së dhe nuk mund të përdoren për qëllime të fushatës zgjedhore. Është gjithashtu problematike që pronarët e banesave kanë marrë thirrje telefonike nga komunat, duke u thënë atyre që, duhet të marrin 2000 € si ndihmë për tërmetin, megjithëse nuk kanë dëmtime nga tërmeti në banesat e tyre. Një problem tjetër me vetë zgjedhjet ishte numri i lartë i votave të pavlefshme. Një tregues i qartë se formati i fletëve të votimit me numra dhe jo me emra të kandidatëve, ka ndikuar masivisht në faktin e barazisë së votës“- tha Henze.
Në planin ndërkombëtar, ne presim që SPAK ta marrë shumë seriozisht këtë çështje dhe të fillojë hetime pa vonesë. Nëse kanë ndodhur shkelje, përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë. Ne do të vëzhgojmë intensivisht punën e SPAK









