Fondi mohon rrezikimin, do të ketë pensione

Nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor shprehen se pensionet e qytetarëve nuk rrezikohen, dhe se puna e këtij institucioni është e qëndrueshme. Në përgjigjet që na dërguar nga ky Fond, pas këmbënguljes disa ditore të ALSAT-it, thuhet se nuk ka asgjë kontestuese në faktin që Qeveria ndihmon me para nga buxheti qendror, për të mundësuar pagesën e pensioneve.

“Pjesëmarrja e Qeverisë në 㖟ᆸnancimin e Fondit është obligim ligjor dhe praktika e tillë e financimit ekziston edhe në Fondet e rajonit dhe më gjerë”, theksohet në përgjigjen e Fondit. Nga ana tjetër, reformat që sugjerojnë FMN-ja dhe Banka Botërore, janë shumë kompleksi, sipas Fondit. Nga ky institucion thonë se, vetëm Qeveria dhe Ministritë kompetente mund të marrin masa. Ndërkaq, nga VMRO DPMNE-ja, partia në pushtet, nuk i përjashtojnë reformat në Fond. Deri tani nuk ka ndonjë masë, por DPMNE-ja thotë se ato do të bëhen publike gjatë periudhës parazgjedhore. Nga ana tjetër, ekspertët dolën me qëndrim se pa reforma serioze, Fondi nuk do të ketë arkë të qëndrueshme dhe të pavarur.

“Nga njëra anë, të përmirësohet mbushja e Fondit Pensional me rritjen e të ardhurave, të cilat pas vitit 2009 janë zvogëluar, dhe të cilat janë më të ulëtat krahasuar me vende tjera të rajonit”, tha profesoresha Jadranka Mërshiq. Ish ministri i Þnancave nga radhët e VMRO DPMNE-së, Trajko Sllavevski është më radikal. Ai propozon madje edhe shtetëzim të shoqatave private pensionale. “Polonia pjesërisht, Hungaria tërësisht i pezulloi shtyllat e dyta dhe i shtetëzoi. Diku janë pezulluar edhe pagesat për shtyllën e dytë, diku normat e pagesës në shtyllën e dytë, nga 5 në 2%. Ne mbetëm në 6%””, tha Trajko Slavevski, ish ministër Þnancash. Sllavevski e arsyeton këtë me faktin se normat e interesit janë të ulëta dhe sjellin të ardhura gjithnjë e më të vogla në shoqatat private pensionale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu