“Forumi për të ardhmen e Europës”, Rama dhe Vuçiç bëhen bashkë në Slloveni

Kryeministri Edi Rama është takuar paraditen e sotme me kryeministrin slloven Janez Jansha, teksa po merr pjesë në forumin për të ardhmen e Europës.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto krah Janshas. “Bled, Slloveni – Në Bled Strategic Forum për të ardhmen e Europës”, ka shkruar Rama.

Ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç shfaqet i ulur pranë Ramës, teksa të dy mbajnë të vendosur maskën anti-COVID.

Një ditë më parë Rama u takua me Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev para nisjes së Samitit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu