Fatkeqësia natyrore që preku Shqipërinë ka bërë që shumë shqiptarë të solidarizohen me ndihma të shumta për të dëmtuarit nga tërmeti, por fatkeqësisht, në këtë tragjedi nuk kanë munguar as rastet e keqpërdorimit të situatës për poena politike nga partitë dhe forumet rinore partiake, shkruan InfoShqip.
Forumi Rinor i BDI-së në Saraj ka mbushur me logo partiake të gjitha paketimet e ushqimit me gullash i cili do niset për në Shqipëri, një veprim i turpshëm dhe i pa precedentë deri më tani që nuk është parë të veprohet nga asnjë forcë politike apo jo politike.
Kjo situatë e rëndë ka bërë që të gjitha forcat politike të harrojnë çeshtjet e tyre partiake dhe të bashkohen për të ndihmuar të prekurit e tërmetit, por siç duket BDI edhe kësaj here po mundohet të bëjë politikë ditore mbi fatkeqësinë e shqiptarëve.
Mbi këtë rast ka rreaguar edhe analisti dhe gazetari i njohur Xhevdet Pozhari i cili e dënon dhe e cilëson të turpshëm duke e quajtur BDI-në “gullash parti”./InfoShqip.com
Foto:











