Fotoja që qarkullon në rrjetet sociale, ngjarjet e Gostivarit të vitit 1997 dhe Roli i Pendarovskit në atë kohë

Kandidati i LSDM-së për President të Shtetit që po mbështet edhe nga partitë shqiptare në pushtet ditëve të fundit po përballet me disa akuza sa i përket ngjarjeve të Gostivarit në vitin 1997 dhe roli i tij në ato ngjarje, shkruan InfoShqip.

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi që lidhet me ngjarjet e viteve 1997 në Gostivar ku mbetën të vrarë disa shqiptarë dhe qindra të tjerë u plagosur dhe u arrestuan nga pushteti i kohës i përbërë nga LSDM dhe PDSH.

Në fotografi shihen ish-Ministri i Policisë Dime Gjurev dhe Kandidati aktual për President Stevo Pendarovski i ulur në krahë të Ministrit që ka drejtuar aksionin policor në Gostivar.

Stevo Pendarovski gjatë ngjarjeve të Gostivarit ka qenë pjesë e shtabit operativ nga ku kanë janë dhënë urdhrat për veprim të policisë./InfoShqip.com

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu