Franca duhet të paguajë 20 milionë euro gjobë për cilësinë e keqe të ajrit

Gjykata e Lartë Franceze e Drejtësisë Administrative – Këshilli i Shtetit – urdhëroi qeverinë të paguajë miliona euro gjoba për cilësinë e dobët të ajrit në qytetet franceze, raportoi DPA, transmeton InfoShqip.

Gjykata vendosi se qeveria nuk kishte bërë mjaftueshëm për të siguruar cilësi të mirë të ajrit. Midis korrikut 2021 dhe 2022, kufijtë e sipërm për emetimet e dioksidit të azotit u tejkaluan në Paris, Lion dhe Marsejë.

Shteti është i dënuar të paguajë 20 milionë euro gjobë ndaj organizatave mjedisore. Këshilli i Shtetit tashmë e ka gjobitur Francën me 10 milionë euro në vitin 2021, kur organizatat mjedisore iu ankuan shtetit për cilësinë e dobët të ajrit në qytetet franceze, duke përmendur rregullat evropiane të cilësisë së ajrit.

Vitin e ardhshëm, gjykata do të vlerësojë sërish cilësinë e ajrit në Francë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu