Frikë për lojtarin spanjoll, përplaset me shtyllën (FOTO)

Momente të frikshme ka kaluar mesfushori i Osasunës, Ruben Garsia, i cili ka pësuar një aksident mbrëmjen e djeshme.

26-vjeçari humbi kontrollin e automjetit të tij, duke u përplasur me një shtyllë, e cila ndodhej në anë të rrugës.

Makina e tij “Porche”, u shkatërruar plotësisht, por për fat të mirë lojtari pësoi vetëm disa probleme të vogla, dhe diçka serioze.
Menjëherë sapo policia mbërriti në vendin ku kishte ndodhur aksidenti, i bënë lojtarit testin për një konsumim të mundshëm të alkoolit apo drogës.

Megjithatë në këto teste Garsia rezultoi negativ, teksa tashmë mendohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën futbollisti po udhëtonte.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu