Frikë te Reali, dëmtohet sërish Hazard

Eden Hazard u dëmtua sërish. Belgu nuk luajti asnjë minutë me Belgjikën në ndeshjet e Nations League dhe u kthye në Madrid mbipeshë.

Spanjollët nisën fazën përgatitore për lojtarin, por në krahun tjetër morën një lajm shumë të hidhur. Futbollisti është dëmtuar në kyçin e këmbës dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Sociedadit.

Ai po zhvillon një program specifik, pasi synon që të marrë veten nga forma fizike. Reali është shumë i zhgënjyer dhe i lodhur nga tekat e lojtarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu