‘Frikësohet’ Ali Ahmeti, e viziton fshehurazi Hasanbegun!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë ditës së djeshme ka vizituar Hasanbegun në mënyrë mjaftë sekrete, duke mos e ditur askush. Sipas portaleve të afërta me partinë e Ahmetit thuhet se vizita e tij është bërë nën organizimin e shefit të shtabit të emergjencës në Hasanbeg, Ali Sadiku.

Ahmeti ka vizituar këtë lagje pas 9 ditësh edhe atë duke mos pasur asnjë fotograf apo kamerë me ekipin e tij. Ai është takuar me disa familje të prekura nga vërshimet dhe disa familjarë të viktimave të asaj nate.

Banorët e Hasanbegut paraprakisht kanë shprehur revoltën e tyre por mos interesimin e kryetarit të BDI-së ndaj asaj ane, që ka bërë që një lagje e tërë të lihet pas dore për shumë vite.

Sipas përkrahësve të BDI-së, vizita në mënyrë të fshehur e kryetarit të BDI-së është bërë për arsye modestie, ndërsa kundërshtarët thonë se Ahmeti ka frikë të përballet me revoltën e popullit dhe për këtë arsye atij i janë mbyllur shumë dyer.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu