Frikësohet Rusia, rikthen bunkerët sovjetikë në Krime (FOTO)

Rusia po përgatitet fuqishëm për mbrojtjen nga ndonjë sulm bërthamor, duke qenë se tensionet mes saj dhe Perëndimit janë acaruar së tepërmi.

“Reuters” njofton se bunkerët e braktisur sovjetikë, të cilat shërbyen gjatë Luftës së Ftohtë, si mbrojtje kundër sulmit detar nga Deti i Zi, po rivendosen në Krime.

Bunkerët janë vetëm një pjesë e vogël e programit rus për të militarizuar gadishullin e Krimesë.

Bazuar në vëzhgimet e fundit në terren, Moska ka “ringjallur” zona të shumta ushtarake të periudhës sovjetike në rajon, duke stacionuar ushtarë të shumtë në këto vende.

Deri pak kohë më parë, bunkerët e raketave përgjatë bregut jugor të Krimesë ishin kthyer në një destinacion për turistët, ku një vizitë kushtonte 50$. /albeu.

k1

k2

k3

k4

k5

k6


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu