Fronti Europian braktisi seancën ku ai u zgjodh kryeparlamentar, Gashi: Dora ime është e shtrirë për të bashkëpunuar

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Afrim Gashi në intervistë për TV21 tha se e respekton vendimin e Frontit Europian për braktisje të seancës në të cilën Gashi u zgjodh kryetar i Kuvendit. Gashi thotë se dora e bashkëpunimit është e shtrirë edhe për Fronti.

“Është pjesë e demokracisë. Unë e respektoj vendimin e tyre, besoj se ata do të japin shpagime pse e kanë bërë të njëjtën, sidoqoftë, dora ime është e shtrirë për të bashkëpunuar. Unë do të jem kryetar i të gjithë deputetëve, i të gjithë partive dhe do të bëjë çmos që ta ngrejmë kulturën politike dhe të jemi në shërbim të qytetarëve”, tha mes tjerash Gashi për TV21.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu