Frutat më të shijshme dhe më të shëndetshme në botë

Ideja e të ushqyerit shëndetshëm për disa njerëz nënkupton se duhet të heqin dorë nga shija. Kjo nuk është e vërtetë, sidomos në rastin e frutave të mëposhtme, që janë shembulli ideal i shijes dhe shëndetit.

Ato duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor për të parandaluar një sërë sëmundjesh dhe për të ofruar një jetë të shëndetshme.

Frutat më të shijshme e më të shëndetshme

Mango
Mango njihet si Mbreti i Frutave dhe jo pa arsye. Ai parandalon kancerin, përmirëson shikimin dhe ul kolesterolin. Ky frut përmban fruktozë dhe glukozë, ndaj mos e teproni gjithësesi.

Portokalli
Kjo agrume e shijshme është e pasur me vitaminë C por edhe fibër. Fibra është e domosdoshme për të shmangur konstipacionin.

Molla
Nëse dëshironi të mbani mjekun larg atëherë konsumoni mollë rregullisht. Molla zbut rrezikun e diabetit, ul kolesterolin, pastron mëlçinë dhe forcon imunitetin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu