Fury thotë se Mike Tyson do të nokautonte Wilderin ose Joshuan me vetëm një grusht

Tyson Fury ka thënë se është qesharake të krahasohet Mike Tyson me Deontay Wilderin apo Anthony Joshuan, duke bërë të ditur se ‘Iron Mike’ do t’i nokautonte me vetëm një grusht.

Duke folur për Ring Magazine, The Gypsy King ka thënë se një gjë e tillë do të ndodhte shumë shpejtë.

“Ai (Mike Tyson) do të kishte përfunduar menjëherë punë me Wilderin edhe më shpejtë me Joshuan”, ka thënë Fury.

“Pse? Për arsye se ata nuk din të mbrohen, dhe ai vetëm do të shkonte në drejtim të tyre. Mike Tyson, me krahë, do t’i kishte mposhtur ata menjëherë”.

“Ai ka qenë një sportist i ndërtuar, një njeri shumë i shpejtë dhe i pamëshirshëm. Do të doja që të kishim unë dhe ai një meç”, ka shtuar më tej britaniku.

Në mediat ndërkombëtare është bërë e ditur se Tyson po ushtron që të rikthehet në ring, por ende nuk dihet se me kë do të përballet. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu