Fushata po shkon drejt dhunës? Baton Haxhiu del me deklaratën e fortë: Kanë frikë se do dalin keq në zgjedhje

Analisti Baton Haxhiu i pranishëm në emisionin “Shock” në Euroneës Albania u shpreh se në fushata elektorale regjistrohen përplasje në çdo vend të botës.

Ai beson se raste e regjistruara deri tani do mbeten të izoluara dhe fushata do vijojë e qetë, pavarësisht se kanë mbetur edhe katër ditë nga mbajtja e tyre.

“Përplasja në fushatë ndodh kudo. Problemi është se si ndodh një dhunë, se sa banale është ajo që ndodh. Fushata e Edi Ramës ka kulmin e popullaritetit. Për të joshur njerëzit për të qenë prezentë me aq numër, domethënë duhet t’i motivosh ata dhe duhet të bësh diçka për ta. Nuk të vijnë njerëzit kot. Asnjë arsye për të eskaluar situata, përveç ata që frikësohen se do dalin keq në zgjedhje. Nuk do ketë dhunë, kjo dhunë që ndodhi e ka jetëgjatësinë e saj në kohën e kaluar dhe këto armiqësi nuk besoj se do përsëriten”, tha Haxhiu.

Analisti Andi Bushati thekson se qytetarët e Elbasanit jetojnë nën terrorin e bandave, që sipas tij, mbështeten nga kryeministri Edi Rama dhe nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Vetëmbrojta nuk është dhunë, por është heroizëm. Dhunën këtu e ushtrojnë ata që e kanë lënë Elbasanin nën zgjedhën e bandave. Njerëzit që jetojnë nën pushtetin e bandave jetojnë keq dhe me bandat e Ballës dhe Edi Ramës u ka ardhur deri këtu me dhunën”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu