Futbolli po rikthehet, ja 10 kampionatet e tjera evropiane që nisin së shpejti

Liga të tjera të futbollit në Evropë do të bëjnë rikthim të kujdesshëm pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit. Të enjten është bërë e ditur se Premier League do të rifillojë më 17 qershor, por së shpejti do të vazhdojnë kampionatet edhe në Portugali, Danimarkë, Poloni, Serbi, Austri, Kroaci, Ukrainë dhe vende tjera.

Ndërkohë Federata Turke e Futbollit njoftoi se Superliga e futbollit turk do të rinisë në 12 qershor.

Ndeshjet do të luhen pa shikues në stadiume. Në Hungari, Çeki, Estoni dhe Ishujt Faroe futbolli tashmë ka rifilluar. Prej ligave të mëdha ka rifilluar vetëm Bundesliga e Gjermanisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu