Futbollisti i kërkon martesë gjyqtares gjatë ndeshjes. Shikoni reagimin e saj

Një futbollist i ekipit Nizna në Sllovaki, Lubomir Vajecka, i ka kërkuar martesë gjatë një ndeshje gjyqtares, e cila është e dashura e tij.

Futbollisti iu lut publikisht për martesë gjyqtares anësore, Petra Lepackova duke u vendosur në gjunjë.

“Dita më e mirë e jetës sime”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram, ku ka postuar një foto të freskët, kur burri i saj i ardhshëm i kërkoi asaj që të martohet para 400 spektatorëve, të cilët po e ndiqnin ndeshjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu