Futbollisti shqiptar bën hapin e madh në karrierë, firmos për Juventusin

Talenti me origjinë shqiptare, Nedim Bajrami ka bërë një hap të madh në karrierë, teksa ka firmosur me gjigandët e Juventusit. Mesfushori i lindur në Tetovë, iu është bashkuar bardhezinjve, të cilët kanë derdhur afro 2 milionë franga në arkat e klubit zvicerian të Grasshopersit për shërbimet e Bajramit.

Gjithsesi mediat zviceriane raportojnë, se lojtari që ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren helvete, nuk do të stërvitet nga trajneri Sarri. 20-vjeçari do të huazohet menjëherë te Empoli në Serinë B, ku do t’i bashkohet 2 shqiptarëve të tjerë, Elhan Kastrati dhe Frederik Veseli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu