Gabimi i rëndë i shoferit: Shtyp pedalin e gazit në vend të frenave dhe godet burrin (VIDEO, +18)

Kur jemi pranë timonit gjithmonë duhet të jemi të përqendruar në rrugë, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë veten që gjëra tjera të na shpërqendrojnë.

Por, një gjë e tillë i ka ndodhur një shoferit të pakujdesshëm, i cili derisa po e parkonte veturën në vend se të prekte pedalin e frenave ai prek atë të gazit, dhe në një moment vetura niset me shpejtësi të madhe në drejtim të një burri i cili mundohej ta orientonte gjatë parkimit.

Në videon e publikuar më poshtë, shfaqet momenti kur shoferi padashje shtyp pedalin e gazit në vend të frenave dhe godet drejtpërdrejt burrin të cilin e përplas në një mur.

Nuk dihet nëse burri që goditet nga vetura i ka shpëtuar më të keqes, ndërsa nuk dihet se ku ka ndodhur kjo ngjarje e tmerrshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu