Gaethje i kërkoi duel, Mcgregor e quajti të turpshme paraqitjen e amerikanit ndaj Khabib

Conor McGregor e ka ngacmuar Justin Gaethjen dhe e ka etiketuar paraqitjen e tij ndaj Khabib Nurmagomedov si të turpshme. Amerikani 31-vjeçar u ndesh me yllin e pamposhtur nga Dagestani në kuadër të ‘UFC 254’ të shtunën mbrëma në Abu Dhabi, në duelin e vlefshëm për titullin e peshave të lehta. Dhe ai e gjeti veten të kapur me një trekëndësh brilant, para se meçi të ndërpritej në raundin e dytë.

Gaethje nuk humbi kohë duke e ftuar menjëherë në duel McGregorin në intervistën pas përballjes duke thënë se është luftëtari numër 1 në renditjen e këtij divizioni pas pensionimit të Khabibit.

“Pas pensionimit të tij, unë jam numër 1. Poirier dhe McGregor do të ndeshen (më 23 janar). Nuk e kanë bërë zyrtare, prandaj nëse McGregor dëshiron ta provojë dhe ta marrë rripin, unë jam këtu”.

Conor, i cili u pensionua papritur në qershor, pritet t’i kthehet UFC-së në vitin 2021 kundër yllit të MMA, Dustin . Natyrisht, ai nuk ka hezituar t’ia kthejë Gaethjes përmes rrjeteve sociale, ndërsa më pas e ka fshirë postimin. Ai i ka thënë amerikanit se edhe e Poirier e ka nokautuar në të kaluarën, ndërsa sa i përket përballjes ndaj Khabib e ka quajtur “ishte vërtet e turpshme”.

Në ndërkohë, McGregor ka shprehur respekt për Nurmagomedovin, i cili vendosi të pensionohej për nder të prindërve të tij. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu