Një gafë trashanike ndodhi nga organizatorët e ndeshjes Francë-Shqipëri, teksa në momentin e himnit kuqezi, ata vendosën një himn tjetër duke shkaktuar kaos në stadium.
Lojtarët shqiptarë nuk pranuan të nisnin lojën deri sa kjo situatë u zgjidh dhe u vendos himni i kombit tonë. Ndërkaq, mediat e njohura botërore i kanë kushtuar një hapësirë të konsideruar kësa gafe.
“Sky Sports”, “Metro”, “The Sun”, “ESPN”, “Fox Sport”, apo edhe francezet si “Le Figaro” apo “L’Equpie” i kushtojnë një hapësirë të më madhe këtij momenti.
Nga ana tjetër, për italianet e “Gazzetta dello Sport”, apo “Corriere dello Sport” ky episod ka marrë vëmendje akoma më të madhe. Teksa luhej ndeshja, “Gazzetta” e kishte lajm të parë, ndërsa edhe “Corriere” e mbante në ballinën e faqes së saj online.














