Galatasaray do firmosë me trajnerin Buruk, Muriqi pritet të rikthehet në kampionatin turk

Galatasaray kërkon të përforcojë skuadrën, dhe sot pritet të firmosë me trajnerin e ri, Okan Buruk. Palët kanë rënë në dakortësi për një kontratë 2-vjeccare mes tyre. Me ardhjen e trajnerit të ri, pritet që transferimi i parë i tij në krye të Galatasarayt mund të jete sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës.

Bëhet fjalë për Vedat Muriqin i cili sezonin e shkuar e mbylli i huazuar te Mallorca në La Liga, teksa kartoni i tij zotërohet nga Lazio.

Prizrenasi zhvilloi 15 ndeshje në La Liga duke shënuar katër gola e duke asistuar në tre të tjerë.

Lazio është gati ta largojë yllin kosovar dhe tanimë i ka caktuar çmimin e largimit prej 15 milionë euro. Përveç Galatasarayt në garë mbetet edhe Mallorca, por problemi mbetet çmimi i kërkuar nga Lazio.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu