Gareth Bale drejt largimit nga Los Blancos?

Është përfolur shumë për largimin e Gareth Bale nga Reali i Madridit dy sezonet e fundit. Superstari welsian i cili i kushtoi Realit plot 85 milion funta në vitin 2013, i ka qëndruar besnik klubit të tij kur është diskutuar e ardhmja e tij, shkruan InfoShqip.

Është raportuar se sulmuesi nuk dëshiron që të largohet nga Galaktikët e Realit, mirëpo sic duket Presidenti Florentino Perez nuk e mban të njejtin qëndrim.

Balague ka raportuar se vendimet e Zinedine Zidane që të mos e përfshijë në formacionin e parë Welsianin në ndeshje të rëndesishme paraqesin një taktikë klasike për të larguar një lojtar, të njejtën gjë që e bëri dhe me James Rodriguez sezonin e kaluar.

Mendohet deri tani se favoritët për nënshkrimin e Bale janë Man United, me Jose Mourinhon të gatshëm që të ti shtojë skuadrës së tij një lojtar të kalibrit të Bale./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu