Gashi: Grenell na ka dhënë shtatë ditë kohë për largimin e Kurtit nga Qeveria

Ish i deleguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenell, në muajin mars të vitit 2020 ka dhënê shtatë ditë kohë për të rrëzuar Albin Kurtin, ka deklaruar shefi i grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi, transmeton InfoShqip.

Ai thekson se Grenel ka dhënë një mesazh të qartë për LDK-në për këtë çështje dhe se me kalimin e ditëve presioni rritej.

E kishim të shkruar saktë dhe qartë se kemi shtatë ditë për të rrëzuar qeverinë dhe çdo ditë na vjen një mesazh, 7, 6, 5, nuk ka asgjë të re… Vetë ambasadori amerikan tha se i kanë bërë presion që të rrëzoni qeverinë e Albin Kurtit”, tha Gashi për Kanal 10.

Më tej ai ka theksuar se qëndrimi i qeverisë së Kurtit është arrogant ndaj opozitës. Ai thotë se sa herë që dalin me propozime në Kuvend, marrin akuza nga koalicioni qeverisës, por se një sjellje e tillë, sjell rënie të besimit të njerëzve./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu