Gashi: Koalicioni VV-LDK do ta izolonte Kosovën

Dardan Gashi i Nismës ka thënë se një koalicion i mundshëm mes Vetëvendosjes dhe LDK-së do ta izolonte Kosovën.

Ai ka thënë se kjo s’do t’i bënte mirë Kosovës sepse “na duhet qeveri që rimerr mbështetjen e ndërkombëtarëve”.

“Më së shumti më pengon pasinqeriteti i LDK-së. Sepse një kohë të rrugës e kaloi si e sinqertë me popullatë e që dikur ishte me perëndimin, e të bëhet sot parti që hyn me njerëz me aventura të Venezuelës e Kolumbisë, është e çuditshme. Absolutisht një koalicion me VV-në do të izolonte Kosovën”, ka thënë ai.

“Nuk i bën mirë Kosovës një qeveri e udhëhequr nga Vetëvendosje. Këqyreni botën çka thotë. S’jemi superfuqi. As s’kemi naftë, as diçka tjetër. Kemi dy mundësi, koherencë të brendshme dhe mbështetje nga ndërkombëtarët. Shikoni çka ka ndodhur këto vjetët e fundit, trendi s’është pozitiv. Ka mungesë të mbështetjes nga SHBA-ja dhe partnerëve tjerë. Mbështetjen e kemi humbur gjithë bashkë, duke u fshehur pas ideve patetiko-populiste që as vota s’bien, por dëme kemi bë”, ka deklaruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu