Gashi konfirmon se mund të jetë kryeparlamentari i ardhshëm

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në një intervistë për televizionin Alsat, ka konfirmuar se emri i tij lakohet për postin e kryeparlamentarit, megjithatë, ende kjo nuk është e definuar plotësisht dhe se gjithçka do të dihet në ditët në vazhdim.

Gashi, ka konfirmuar se VLEN do t’i ketë gjashtë ministri dhe shtatë zv/ministri, njëri zv/kryeministër.

“Mendoj se gjatë kohë jemi marrë me simbolika, kjo ministri, ajo pozitë, dhe e kemi parë se shqiptarët na kanë ikur nga vendi, gjendja ekonomia është vështirësuar, standardi i jetës na është përkeqësuar, arsimi ka degraduar dhe duhet ta konstatojmë, dhe mesazhi i shqiptarëve më 8 maj është se na duhet një ndryshim në qasjen e politkbërjes dhe ne e kemi marrë këtë mesazh”, tha Gashi duke shtuar se ata në qeveri do të punojnë me qëllim që rezultatet e qeverisjes së tyre t’i ndjejë qytetari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu