Gashi: Me VMRO-në kemi biseduar për t’i përfunduar projektet shqiptare që janë nisur me vite

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka deklaruar se koalicioni i VLEN-it, pjesën më të madhe të negociatave që kanë zhvilluar me VMRO-DPMNE-në, ka qenë për projektet shqiptare që kanë nisur me dekada dhe ende nuk kanë përfunduar.

“Siç janë rruga Shkup- Bllacë, rruga Tetovë-Prizren, korridori 8, kanalizimet ujësjellësi, do të bëjmë çmos që të futen në programin qeveritar dhe të realizohen”, u shpreh Afrim Gashi.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Gashi tha se prioriteti i tyre është rruga drejt BE-së dhe se pika e parë e bisedimeve me VMRO-DPMNE-në ka qenë ajo.

“Ne do bëjmë çmos, pjesa shqiptare e dini se është e qartë se ndryshimet kushtetuese i duam dhe tash mbet kurdo që vijnë ndryshimet kushtetuese në kuvend dhe ka një konsensus për këtë çështje, ndërsa jam i bindur se jo vetëm VLEN-i por gjithë deputetët shqiptarë do t’i votojnë ato ndryshime”, tha Gashi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu