Gashi: Sot qytetarët do ta thonë fjalën e tyre

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka votuar në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoninë e Veriut. Ai së bashku me gruan e tij votoj në lagjen Hasanbeg në Shkup.

Me këtë rast, Gashi u ka bërë thirje qytetarëve të ndajnë 5 minuta t’ia kushtojnë viteve të ardhshme. Sipas tij, kjo ditë u takon qytetarëve që të thonë fjalën e tyre dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të
votuar.

“Sot është dita e zgjedhjeve, është momenti i qytetarëve që ta thonë fjalën e tyre. . Unë i ftoj të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyredhe të dalin të votojnë”, ka thënë Gashi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu