Gashi takon Spiropalin: Shpresojmë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut së bashku do të vazhdojnë rrugën drejt BE-së

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali deklaroi se bashkëpunimi që ekizton mes dy vendeve duhet të fuqizohet dhe përmirësohet edhe më shumë në të ardhmen.
Ai tha se dy vendet në rrafshin ndërkombëtar kanë qëllime dhe interesa të njëjta, si është anëtarësimi në Bashkimin Europian, bashkëpunimi edhe më i madh në fushën e mbrojtjes në kuadër të aleancës së NATO-si dhe zhvillimi i bashkëpunimit rajonal.

“Në takimin tonë ne shprehëm pritshmërinë dhe shpresën se dy vendet tona do të vazhdojnë së bashku në rrugën e tyre drejt integrimit evropian. Ne besojmë se kjo është shumë e rëndësishme si për dy vendet tona, ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit, sepse ne jemi njësoj të angazhuar për zhvillim të gjithanshëm të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu theksuam se zgjerimi është një nga politikat më të mira të Unionit – një domosdoshmëri gjeostrategjike, por dhe investim afatgjatë për të gjithë Europën në aspektin politik, të sigurisë dhe ekonomik”, ka deklaruar kryetari i kuvendit, Afrim Gashi.

Gashi tha se ata i kanë vënë vetes një synim të përbashkët, që është prioritete me interes të ndërsjellë, shfrytëzimi më efikas i fondeve të BE-së, pjesëmarrja e përbashkët në projekte të reja në kuadër të IPA-s, por mbi të gjitha është e nevojshme të punohet në thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes promovimit të potencialeve ekonomike dhe realizimin e projekteve infrastrukturore të rëndësishme për progresin dhe stabilitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe të gjithë rajonit të Ballkanit.

“Ndërtimi i rrugëve, lidhjeve energjetike dhe hekurudhore ndërmjet dy vendeve tona në kuadër të Korridorit VIII duhet të vazhdojë gjithashtu me synimin për një shkëmbim më të madh të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve për të cilat ka një potencial të madh”, deklaroi Gashi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu