Gashi: Vjosa Osmani e ka marrë për dore Albin Kurtin dhe e ka dërgua në Amerikë

Ish-ministri i Mjedisit, Dardan Gashi ka thënë se Amerika do të kërkojë nga Kosova zbatimin e disa marrëveshjeve të kaluara, para se të na sjellë armë. Gashi në “Debat Plus” ka thënë se Presidentja Osmani e ka negociuar shkuarjen e Kurtit në Amerikë, derisa sipas tij ky i fundit ende nuk pëlqehet nga shteti më i fuqishëm në botë.

Në realitet Vjosa e ka marrë dhe e ka dërgua Kurtin në Amerikë. Vjosa Osmani e ka marrë për dore Albin Kurtin dhe e ka dërgua në Amerikë. Edhe me Kushtetutë Vjosa është shefe e Albinit. Vjosa diqysh e ka negociua këtë punë pasi Amerikanët nuk e duan Kurtin. Pse nuk shkoi Kurti i vetëm në Amerikë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gashi thotë se nuk mund t’i jep Albini mesazh Amerikës, por këta të fundit i japin mesazhe Albinit.

Në anën tjetër deklarata e Presidencës për takimin është skandaloze. Nuk mundet Vjosa e Albini t’i qesin agjendën amerikanëve. Do ta shohim deklaratën e Departamentit të Shtetit që ata do të kërkojnë nga Kosova të zbatojë marrëveshjen për Manastirin e Deçanit”.

Ish-ministri i Mjedisit thotë se pos marrëveshjes për Manastirin e Deçanit, amerikanët do të kërkojnë edhe marrëveshjen e Asociacionit.

Pasi që Kosova të zbatojë këto marrëveshje, Amerika do të premtojë armë e mbështetje financiare”, deklaroi Gashi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu