Gashi: Zgjedhja e rektorit të UT-së në një proces të komprometueshëm

Zgjedhja e rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës ka ditë që po bëhet temë diskutimi. Lidhur me këtë ka reaguar  edhe Afrim  Gashi kryetari i Alternativa, shkruan InfoShqip,

Në vazhdim postimi i tij i plotë:

“Zgjedhja e rektorit të UT-së në një proces të komprometueshëm, kur kundërkandidatët tërhiqen nga gara dhe akuzojnë se ka pasur presion ndaj stafit akademik, duhej të ishte alarm për ministrin e Arsimit dhe Shkencës që ato zgjedhje t’i shpallë jolegjitime dhe të shpallë zgjedhje të tjera që do mbaheshin në mënyrë të rregullt e të drejtë, pa lënë dyshime për procesin zgjedhor.

Ne e respektojmë autonominë e UT-së, si një universitet i ngritur me gjakun dhe djersën shqiptare në Maqedoni, andaj nuk dëshirojmë të mbajmë anën e askujt, por dëshirojmë ta shohim një rektor të zgjedhur në mënyrë dinjitoze e të pranuar nga të gjithë në atë institucion të lartë arsimor, si dhe larg ndikimit të partisë “non grata”.

Afrim Gashi
Kryetari i AlternAtivA-s” përfundon ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu