Gati për t’u shkarkuar, Presidenca: Ilir Meta, në një moment historik

Presidenca ka reaguar ndaj paralajmërimit të mazhorancës për shkarkimin sa më shpejt të kreut të shtetit Meta, duke e gjykuar si shkelës të rregullt të Kushtetutës, së fundi dhe me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Por sipas zëdhënësit Blushi, Meta është në një moment historik.

“Deklaratat e shëmtuara dhe të dënueshme të z.Balla janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj z.Ardian Dvorani, besnikut të partisë dhe dhunuesit të vetëdijshëm të ligjit dhe Kushtetutës.

Presidenti Meta ka qenë shumë i qartë dhe KA PARALAJMËRUAR PRERË se në të ardhmen NUK DO TË TOLEROJË MË, as shkeljen më të vogël të procedurave, që synon kapjen mafioze të Reformës në Drejtësi, që tani ndodhet para një momenti historik për të dëshmuar integritetin dhe vërtetësinë e saj!

Për këdo që nuk e ka kuptuar qartë, PARALAJMËRIMI ËSHTË I PRERË:

LARG DUART NGA GJYKATA KUSHTETUESE!

TE GJYKATA KUSHTETUESE VIJA ËSHTË E KUQE, DHE ËSHTË E KUQE FLAKË!”, shkruan zëdhënësi i Presidencës.

Siç mund të vihet re, mungon në këtë rast përbetimi për vijim të detyrës presidenciale deri në 2022-in. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu