Gazetari e pyet Erdoganin: A keni informata se është përgatitur atentat ndaj jush, ja si përgjigjet ai

Gjatë tubimit të mbajtur të presidentit Erdogan në Bosnjë u pretendua se ndaj Presidentit të Turqis Erdoan do të kryhet një atentat nga një grup me nënshtetas me origjinë turke në Ballkan.

Në lidhje me këta pretendime sot në Sarajevë në konferenën për shtyp gazetarët e pyetën Presidentin Erdogan: “A keni informata se është përgatitur atentat ndaj jush?

Erdogan u përgjigj:”Po, shërbimi ynë sekret më paralajmëroi për këtë. Mirëpo ky takim me vëllezërit tanë nga Ballkani nuk ishte mirë të anulohet. Dikush kërkon të na ndalojë neve, por ashtu siç qëndruam kokëlartë më 15 korrik, njëjtë do të vazhdojmë edhe tani.“, shkruan InfoShqip.com

Gjithashtu në lidhje me pretendimet për atentat ndaj Erdogan foli edhe Zëvendëskryeministri dhe Zëdhënësi i Qeverisë, Bekir Bozdag, në vlerësimin e bërë në lidhje me këtë çështje tha se Rexhep Tajip Erdoan nuk është një njeri mund të frikësohet me kërcënime me vdekje.

Erdoan nuk është një person që trembet nga kërcënimet me vdekje dhe që kthehet nga rruga dhe kauza tij. Ata që nuk e kanë mësuar këtë pavarësisht gjithë atyre që janë përjetuar deri tani janë të trashë”.

Me ndihmën, kujdesin dhe mbrojtjen e Allahut, me lutjet e popullit tonë të shenjtë dhe umetit të Muhamedit, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan do të vazhdojë rrugën e tij”. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu