Gazetari i njohur reagon ashpër ndaj kryeministrit: Nishani meriton nderime nga të gjithë, përveç Edi Ramës vetëm për një arsye

Armand Shkullaku, i ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për ceremoninë e mbajtur ditën e sotme në nder të ish presidentit Bujar Nishani, që u përcoll në banesën e fundit.

Shkullaku tha se Nishani meriton respekt dhe nderime nga të gjithë, përveç kryeministrit Edi Rama.

“Zoti Nishani, është një nga politikanët që ka qenë i respektuar dhe duhet respektuar për atë që ka bërë.

Meriton nderime nga të gjithë, përveç kryeministrit. Sepse ditën që ai është bërë kryeministër, Edi Rama ka urdhëruar heqjen e portretit të Presidentit të Republikes dhe vendosjen e portretit të Ismail Qemalit.

Është rasti të kujtojmë lehtësinë e papërballueshme të një aventurieri për të ndryshuar edhe rregullat në një shtet serioz”, tha Shkullaku në TPZ.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu