Botuesi i gazetës ‘Koha Jonë’, Nikollë Lesi e ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të përfundojë njëlloj si ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski i cili është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për korrupsion në Maqedoni.
Ndërkohë që Gruevski njoftoi sot se ka kërkuar azil politik në Hungari. Gjatë debatit në emisionin ‘RealPolitix’ në Report Tv, Lesi i dha një porosi Ramës.
‘Më pëlqen që je i qeshur në muajt e fundit të qeverisjes. Merri numrin Gruevskit që ta kesh. Partinë Socialiste e ke shkatërruar’, i tha Lesi.
Ndërkohë kryeministri Rama i është përgjigjur: “Thuaj Metës t’ia marri”.










