Gazetari raportonte nga qendra e qytetit, arrestohet në transmetim live (VIDEO)

Dmitry Nizovtsev është gazetari rus, i cili u arrestua gjatë raportimit direkt nga terreni.
Protestuesit në Moskë kanë mbushur sheshet për të refuzuar reformën e pensioneve që po bën qeveria.

Edhe disa banorë të Shën Petersburgut janë në kundërshtim me këtë reformë. Por, një moment që mori vëmendje të madhe ishte arrestimi i gazetarit.

Ai po raportonte të rejat e fundit kur dy zyrtarë të policisë e kapën nga krahët dhe e drejtuan te makina.

Nuk dihet ende arsyeja përse Dmitry është arrestuar dhe nëse do qëndrojë gjatë në ambientet e policisë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu