Gazetarja e BBC publikon videon: Jeta e re e fëmijëve afganë në Shqipëri

Qindra refugjatë afganë janë akomoduar në vendin tonë, pasi u larguar teksa talebanët rimorën pushtetin. Ata po qëndrojnë në konviktet e Qytetit Studenti si dhe në resortet e Durrësit.

Jeta e tyre e re në Shqipëri është pasqyruar edhe nga gazetarja e BBC, Yalda Hakim. Ajo ka publikuar një video ku fëmijët shihen duke luajtur.

“Fëmijë afganë të cilët vetëm pak ditë më parë ikën nga tmerret e luftës, duke u vendosur në jetën e tyre të re në Tiranë, Shqipëri,” ka shkruar ajo.

Ndërsa në një postim tjetër ajo thotë se të vegjlit madje edhe kanë luajtur basketboll me kryeministrin Edi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu