Gazetarja serbe tregon si reagoi Edi Rama kur i tregoi tre gishtat (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për televizionin serb “Pink TV” duke theksuar se rajoni duhet të heqë dorë nga ndasitë e vjetra për të parë sëbashku drejt integrimit për në Bashkimin Europian.

Gazetarja Ksenija Vučić që zhvilloi intervistën tregoi se e kishtë kërkuar një kontakt me Ramën disa muaj më parë, por tashmë u bë e mundur, transmeton Albeu.com.

“As ai dhe as stafi i tij nuk më kërkuan pyetjet fare. Duhet të them të vërtetën. Gjithçka varej nga unë. Kur u bë gati gjithçka ia nisa linkun stafit të tij”, tha Vučić në një intervistë mëngjesin e sotëm.

Ajo që bëri më shumë përshtypje për serbët në këtë intervistë ishte tregimi i tre gishtave nga gazetarja ndaj Ramës si edhe reagimi i tij.

“Ishim në fund dhe unë i kisha bërë të gjitha pyetjet që kisha. Një moment Rama foli për bukëpjekësin shqiptar që pati probleme dhe u detyrua që të largohej nga Beogradi. Unë i thash se nuk është larguar, por vijon të punojë aty. Pastaji ngrita tre gishtat lartë dhe i thash nëse do të isha e sigurt nëse do të shëtisja rrugëve të Tiranës kështu duke bërë simbolin e serbëve dhe Rama reagoi me qetësi dhe më tha se ai do të kujdesej që të mos më ndodhte gjë”, vijoi gazetarja. /albeu.com/

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu