Gazetarja zbulon emrin e personit të dytë që ishte në makinë me biznesmenin

Pak pasi gazetari Artan Hoxha doli dhe deklaroi se biznesmeni i arrestuar Orest Sota nuk kishte qenë i vetëm në makinë teksa ishte ndaluar nga policia, është zbuluar edhe emri i personit të dytë që ishte në makinën Land Rover të biznesmenit.

Ai sipas gazetares Klodiana Lala. e cila foli për News 24 është Leonard Dalmeta i cili është punësuar disa kohë më parë si shofer i biznesmenit.

Ky i fundit nuk kishte patentë për shkak se nuk e kishte fituar më sepse kishte pasur probleme .

Sipas gazetares Lala, shoferi i Sotës është marrë në pyetje nga policia e Elbasanit, ai a pranuar që është punësuar pranë familjes Sota e nuk ka asnjë fakt konkret që implikon atë në ndonjë vepër penale./albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu