Genoa? Pjanic: Qëndroj te Besiktas deri në qershor

Miralem Pjanic nuk u la kohë as të ëndërronte tifozëve të Genovas. Menjëherë pas thashethemeve për interesimin e Griffin për ish-mesfushorin e Juventusit, menjëherë nga Turqia ka ardhur përgënjeshtrimi i të interesuarit.

“Te Besiktas jam mirë dhe i lumtur” – tha ai për disa media të Stambollit.

“Unë kam luajtur pak deri tani sepse kam qenë i lënduar për një kohë të gjatë. Por tani jam kthyer dhe kam ndërmend të qëndroj këtu deri në fund të sezonit“, përfundoi boshnjaku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu