Ish kryeministri i Maqedonisë nga koha e konfliktit në vitin 2001, Lupço Georgievski, në një prononcim për “The National Interest” i ka deklaruar gazetarit Alexandar Clapp se lideri i BDI-së Ali Ahmeti po kryen krime të vrazhda ndaj shqiptarëve, më shumë se cilido maqedonas që do mund të bënte kurdo, shkruan Fakte. Georgievski përveç tjerash, ka deklaruar:
“Sot, Ali Ahmeti kryen krime më të vrazhda ndaj bashkesise shqiptare, se cilido maqedonas që do të mund të bënte kurdo”.
Ndryshe, në tekst Ali Ahmeti përshkruhet si ish marksist-leninist që më vonë u gjet në listën e zezë amerikane.